I mori 108 mijë euro një qytetareje duke falsifikuar deklaratën noteriale të bankës, ndalohet bankieri në Tiranë

Një 32 vjeçar nga Tirana është ndaluar me iniciativë nga Krimi Ekonomik, për shkak se akuzohet se ka shpërdoruar detyrën i ka marrë 108.000 euro një gruaje që do të blinte shtëpi. Klevis Berberi ka falsifikuar deklaratën noteriale për shtëpinë dhe paratë.
"32-vjeçari, nëpërmjet mashtrimit, duke shpërdoruar detyrën, i ka marrë shumën prej 108 000 euro shtetases F. M., 54 vjeçe, duke falsifikuar deklaratën noteriale të bankës me qëllim përvetësimin e kësaj shume dhe të pronës që do të blihej nga ajo.
Pasi është nënshkruar akti noterial për blerjen e pronës, shtetasja F. M., duhet të ishte pronare e vetme e kësaj prone, ndërkohë që shtetasi K. B., ka shitur pronën që ka qenë e vendosur kolateral për llogari të një banke të nivelit të dytë", njofton Policia e Tiranës.
Shtetasi Klevis Berberi, 32 vjeç, banues në Tiranë, akuzohet për veprat penale "Falsifikimi i vulave, i stampave ose i formularëve", "Mashtrimi" me pasoja të rënda, dhe "Shpërdorimi i detyrës".
Materialet proceduriale i kaluan Prokurorisë së Tiranës për veprime të mëtejshme hetimore.
Njoftim për mediat - Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë
Specialistët e Sektorit për Hetimin e Krimit Ekonomik e Financiar, në drejtimin e Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, finalizuan operacionin "Banker".
Në kuadër të këtij operacioni u ndalua me iniciativë shtetasi K. B., 32 vjeç, banues në Tiranë, për veprat penale "Falsifikimi i vulave, i stampave ose i formularëve", "Mashtrimi" me pasoja të rënda, dhe "Shpërdorimi i detyrës".
32-vjeçari, nëpërmjet mashtrimit, duke shpërdoruar detyrën, i ka marrë shumën prej 108 000 euro shtetases F. M., 54 vjeçe, duke falsifikuar deklaratën noteriale të bankës me qëllim përvetësimin e kësaj shume dhe të pronës që do të blihej nga ajo.
Pasi është nënshkruar akti notarial për blerjen e pronës, shtetasja F. M., duhet të ishte pronare e vetme e kësaj prone, ndërkohë që shtetasi K. B., ka shitur pronën që ka qenë e vendosur kolateral për llogari të një banke të nivelit të dytë.
Materialet i kaluan Prokurorisë për veprime të mëtejshme.


