Vodhi disa varëse floriri me vlerë 12 mijë euro në një qendër tregtare, arrestohet 17-vjeçari në Tiranë

Aktualitet

Vodhi disa varëse floriri me vlerë 12 mijë euro në një

Operacioni policor i koduar “Golds” ka çuar në arrestimin e një 17-vjeçari, pas një vjedhje të realizuar në një argjendari të një qendre tregtare në Tiranë. I mituri kishte vjedhur varëse floriri me vlerë rreth 12,000 euro, të cilat u sekuestruan nga autoritetet.

Vodhi disa varëse floriri me vlerë 12 mijë euro në një

Tiranë/Finalizohet operacioni policor i koduar “Golds”

Vodhi varëse floriri me vlerë rreth 12,000 euro në një argjendari në një qendër tregtare, identifikohet, kapet dhe vihet në pranga 17-vjeçari.

Sekuestrohen në cilësinë e provës materiale varëset e vjedhura.

Si rezultat i veprimeve të shpejta hetimore dhe procedurale, të kryera në kuadër të operacionit policor të koduar “Golds”, pas njoftimit për një vjedhje në një argjendari në rrugën “Abdi Toptani”, shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 1 organizuan menjëherë punën për identifikimin dhe kapjen e autorit.

Si rezultat i veprimeve të shpejta, u bë e mundur kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasit të mitur 17 vjeç, banues në Tiranë.

Nga veprimet hetimore dyshohet se ky shtetas, ditën e djeshme, ka vjedhur varëse floriri në një argjendari në një qendër tregtare në rrugën “Abdi Toptani”, dhe më pas është larguar me vrap nga vendi i ngjarjes.

Gjatë kontrollit, u sekuestruan në cilësinë e provës materiale varëset e vjedhura.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion