Thirrja prekëse pas vdekjes së infemieres në aksidentin në Lezhë, mesazhi për drejtuesit e mjeteve

Aktualitet

Thirrja prekëse pas vdekjes së infemieres në aksidentin në

Kryetari Sindikatës së Infermierëve Lezhë Ledion Prendi ka falënderuar të gjithë kolegët e Spitalit Rajonal në Lezhë dhe stafin për përgjigjen dhe gatishmërinë e treguar pas një aksidenti të trefishtë që ndodhi ditën e sotme në këtë qark.  

“Sot nuk mund të rri dot pa falënderuar të gjithë Kolegët e mi të Urgjencës dhe pavioneve të SRL Lezhë, infermierë dhe mjekë, shoferë Autoambulance, sanitare e roje, të gjithë pa përjashtim për përgjigjen në kohë rekord dhe ndihmën që ju dha gjithësecilit.

Bluzat e bardha janë gjithmonë ditë e natë në shërbimin tuaj, ushtri që është gjithmonë e gatshme dhe e disponueshme gati për të shkuar kudo ku ka nevojë për ta.

Sindikata e Infermiereve Dega Lezhë, ju bën thirrje të gjithë drejtuesve të automjeteve, këmbësorëve të respektojnë rregullat e qarkullimit rrugor. Ju lutemi kujdesuni për jetën tuaj dhe të afërmve tuaj, dhe kështu na ndihmoni dhe ne bluzat e bardha në punën tonë”, thuhet në deklaratë.

Një aksident i rëndë ndodhi sot në superstradën Lezhë-Shkodër, ku mbeti e vdekur infermierja Marjeta Gjergji dhe u plagosën familjarët e saj.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion