Theu masën e sigurisë “arrest në shtëpi” për të shitur dr*gë, arrestohet 28-vjeçari në Shkodër

Aktualitet

Theu masën e sigurisë “arrest në shtëpi”

Një i ri ka rënë në prangat e policisë, pasi dyshohet se ka thyer masën e sigurisë “arrest në shtëpi”, për të shitur doza kanabisi në Shkodër.

Sipas informacioneve të policisë, 28-vjeçarit iu gjet një sasi lënde narkotike cannabis sativa, e ndarë në doza, gati për shitje.

Më tej, nga verifikimet rezultoi se ky shtetas aktualisht ishte me masë sigurie “Arrest në shtëpi”, caktuar nga Gjykata e Tiranës, për veprën penale “Mosbindja ndaj urdhrit të punonjësit të policisë së rendit publik”.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm, Shkodër.

 

 

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion