Theu arrestin e shtëpisë, shqiptari “shtang” karabinierët në Itali: U mërzita në shtëpi

Aktualitet

Theu arrestin e shtëpisë, shqiptari “shtang”

Një 21-vjeçar shqiptar është arrestuar nga policia italiane për arratisje nga arresti shtëpiak.

Sipas mediave italiane, shqiptari ka thyer masën e sigurisë, teksa ka habitur karabinierët në momentin e arrestimit. Ai është kapur duke ecur pranë shtëpisë së tij në mesnatë. Karabinierët, duke ndjekur procedura standarde, shkuan në shtëpinë e të riut në Rimini, për tu siguruar që ai të respektonte kufizimet e vendosura.

I pyetur për shpjegime nga policia, shqiptari deklaroi se ishte lodhur duke qëndruar në shtëpi. Kjo shkelje ka sjellë jo vetëm arrestimin e tij, por edhe fillimin e procedimit penal shtesë.

ME TE LEXUARAT