The Guardian jehonë shqiptarëve: Të rinjtë shfrytëzohen egërsisht në Britaninë e Madhe, autoritetet...

Aktualitet

The Guardian jehonë shqiptarëve: Të rinjtë shfrytëzohen

Media në Mbretërinë e Bashkuar vazhdon të trajtojë çështjen e emigrantëve shqiptarë.

The Guardian ka vizituar një qendër bamirëse të ngritur nga shqiptarë e që ndihmojnë bashkatdhetarët e tyre që kanë mbërritur me gomone e në mënyrë të paligjshme në Britaninë e Madhe.

Menaxheri i shoqatës ‘Shpresa’ flet dhe për historinë e një 16-vjeçari që u mbajt i mbyllur tre muaj në një shtëpi bari, i detyruar të kujdesej për bimët e kanabisit, deri në momentin që banesa u bastis nga policia.

Më në fund, ai u bashkua me motrën dhe u strehua në këtë shoqatë. Arturi është një tjetër i ri që tregon se nga Shqipëria ka ikur për shkak të hakmarrjes, por që askush nuk e beson.

Stafi i shoqatës shprehet se autoritetet britanike në këtë mënyrë nuk po luftojnë kriminelët, por emigrantët që përdoren nga kriminelët.

Një shoqatë bamirësie shqiptare në lindje të Londrës kohët e fundit filloi të ndihmonte një djalë 16-vjeçar, i cili u kontrabandua dhe u dërgua me gomone në Britaninë e madhe dhe u vendos në një hotel të Home Office pas mbërritjes.

Më pas ai u rrëmbye nga trafikantët për të punuar në një fermë kanabisi në Leeds.

Fëmija është një nga 12,561 shtetasit shqiptarë që udhëtuan drejt Britanisë së Madhe me gomone vitin e kaluar dhe e gjeti veten në qendër të një debati rreth emigrimit të paligjshëm nga ky shtet ish-komunist i goditur nga varfëria.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion