Tha se u dhunua në komisariat, policia e Durrësit: Marokenin e rrahu një kamarier, i gjetëm edhe hashash

Aktualitet

Tha se u dhunua në komisariat, policia e Durrësit: Marokenin e rrahu

Policia e Durrësit ka reaguar pas denoncimit të një marokeni, i cili pretendonte se është dhunuar nga në komisariat uniformat blu.

Në një njoftim, policia sqaron se 29-vjeçari konfliktohej me kalimtarë të rastit te “Sheshi Pranvera”.

Më pas ai, ka shkuar me sy të nxirë dhe në gjendje të dehur në ambientet e një lokali, duke shqetësuar klientët. Aty është përballur me një kamarier, E. V, i cili i ka kërkuar marokenit që të dilte nga ambientet e lokalit pasi po shqetësonte klientët.

Mirëpo, ai jo vetëm e ka kundërshtuar, por edhe e ka qëlluar. Për vetëmbrojtje, kamarieri e ka goditur, duke i shkaktuar dëmtime.

Gjatë kontrollit, atij i është gjetur edhe një sasi e vogël hashashi.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion