Tha se kishte qëlluar veten, zbulohet mashtrimi, 18-vjeçari në kërkim për plagosjen e të riut në Vlorë

Aktualitet

Tha se kishte qëlluar veten, zbulohet mashtrimi, 18-vjeçari në

Blutë e Vlorës pas arrestimit të 39-vjeçarit Ergys Likaj, që mbeti i plagosur me armë zjarri në të dyja këmbët mbrëmjen e së mërkurës në qytetin bregdetar,  ka zbuluar edhe autorin që e plagosi.

Mësohet se bëhet fjalë për 18-vjeçarin me iniciale E.M, i cili është shpallur në kërkim nga policia. 

Vlorë

Zbardhet ngjarja e ndodhur mbrëmjen e djeshme në lagjen “Uji i Ftohtë” ku u plagos me armë zjarri një 39-vjeçar.

Identifikohet dhe shpallet në kërkim autori i dyshuar i ngjarjes. Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Vlorë, nën drejtimin e Prokurorisë në vijim të veprimeve hetimore të kryera për zbardhjen dhe dokumentimin e ngjarjes së ndodhur mbrëmjen e djeshme, ku u plagos me armë zjarri shtetasi E. L.

Bazuar në provat e grumbulluar u bë i mundur identifikimi dhe shpallja në kërkim e autorit të dyshuar të ngjarjes shtetasit E. M., 18 vjeç, banues në Vlorë, për veprat penale “Plagosje e rëndë me dashje” dhe “Armëmbajtja pa leje”.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Vlorë, për veprime të metejshme.

ME TE LEXUARAT