Terrorizuan banorët e fshatit duke qëlluar me armë në ajër, pranga 4 të rinjve në Berat

Aktualitet

Terrorizuan banorët e fshatit duke qëlluar me armë në

Kanë të rinj kanë rënë në prangat e policisë së Beratit, pasi akuzohen se kanë qëlluar me armë në ajër. Ngjarja ndodhi në fshatin Derobonik.

Burime zyrtare nga policia bënë me dije se janë sekuestruar arma e zjarrit, pushkë gjysmë automatike.

NJOFTIMI I POLICISE

Qëlluan me armë zjarri në ajër, identifikohen dhe vihen në pranga nga Policia, 4 persona. Sekuestrohet arma e zjarrit, pushkë gjysmë automatike. Gjatë kontrollit të banesave të personave të arrestuar u gjetën dhe u sekuestruan fidanë cannabis, fishekë, shkop dhe dorezë metalike.

Nga specialistët e Seksionit për Krimet të Komisariatit Berat u bë arrestimi në flagrancë i shtetasve: L. F., 20 vjeç, A. G., 19 vjeç., D. Sh., 20 vjeç dhe E. F., 19 vjeç, të katërt banues në lagjen Çlirim, Berat, si dhe u procedua në gjendje të lirë shtetasi i mitur M. Z., 17 vjeç.

Këta shtetas, mbrëmjen e djeshme, në një zonë malore në fshatin Drobonik, kanë qëlluar në ajër me armë zjarri pushkë gjysmë automatike. Menjëherë pas marrjes së informacionit, shërbimet e Policisë kanë krehur zonën, duke bërë të mundur identifikimin, kapjen dhe shoqërimin e autorëve, si dhe sekuestrimin e armës së zjarrit.

Gjithashtu, gjatë kontrollit të banesave të këtyre shtetasve u gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale: 15 fidanë të dyshuar cannabis sativa të kultivuar në kubikë, 1 dorezë metalike, 1 shkop metalik, 51 fishekë dhe një automjet.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Berat, për veprime të mëtejshme.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion