Tentuan t’i iknin policisë, aksidentohen rëndë dy shqiptarët në Gjermani (EMRAT)
Lajmifundit
/
3 Dhjetor 2025, 08:20
Aktualitet

Dy shqiptarë janë përfshirë në një aksident të rëndë në Osberg të Gjermanisë. Mësohet se të rinjtë ishin duke tentuar t’i shpëtonin ndjekjes së policisë, por automjeti i tyre është përplasur.
Artur Ndreca, është një të plagosurit nga Rrësheni, ndërsa policia nuk i ka gjetur telefon për të lajmëruar familjarët. Ndërkohë i aksidentuari tjetër mësohet se është nga Peqini, i identifikuar si Platin Beti, edhe ai në gjendje të rëndë.


