Tentuan të futeshin në Shqipëri me 40 pako marijuanë, trafikantët braktisin drogën dhe “zhduken”
Lajmifundit
/
5 Prill 2024, 09:46
Aktualitet

Disa persona të paidentifikuar ende dyshohet se kanë kryer trafik droge nga Mali i Zi në drejtim të Shqipërisë.
Mediat malazeze shkruajnë se të dyshuarit kanë marrë lëndën narkotike në krahë dhe kanë tentuar të shkojnë drejt vendit tonë.
Policia e Podgoricës ka kryer hetime në vendngjarje dhe ka konstatuar se bëhet fjalë për 40 pako me marijuanë, me peshë totale rreth 42 kilogramë.
“Për ngjarjen policia malazeze ka njoftuar kolegët nga Shqipëria, të cilët janë duke ndërmarrë aktivitete me qëllim të lokalizimit të këtyre personave dhe zbardhjes të ngjarjes”, thonë nga policia.


