Tentoi t’u jepte drogë e celularë të burgosurve, arrestohet gardiani në Fushë-Krujë!

Aktualitet

Tentoi t’u jepte drogë e celularë të burgosurve, arrestohet

Një gardian në Fushë-Krujë është arrestuar pasi tentoi t'i furnizojë me drogë dhe celularë të dënuarit. Mësohet se shtetasi me iniciale H.Ç., dozat me kokai dhe 22 celularë i kishte fshehur në qese të zezë me peshë rreth 6 kg dhe tentoi t'i hedhë nga tarraca e burgut gjatë ndërrimit të turnit.

"Punonjësi i rolit bazë, H.Ç., gjatë ndërrimit të shërbimeve, ka hedhur një qese të zezë me peshë rreth 6 kg në një nga tarracat e regjimit të jashtëm, me synimin për t’i futur më pas në regjimin e brendshëm.

Por pas konstatimit të ngjarjes, zona është rrethuar dhe është siguruar vendi i ngjarjes për kryerjen e veprimeve të para hetimore. Janë njoftuar menjëherë Shërbimi i Kontrollit të Brendshëm të Burgjeve (SHKBB) dhe Policia e Fushë-Krujës.

Pas mbërritjes së autoriteteve përkatëse, pakot janë hapur dhe brenda tyre janë gjetur:

– 22 celularë me aksesorët përkatës (karikues, kufje)

– 3 doza kokainë

– 30 koka përshtatëse karikuesi nga Android në iPhone

Pakot janë gjetur të hedhura në tarracën sipër depos së armatimit, pranë depozitës së gazit dhe nën Vendrojën Nr.1.

Sipas njoftimit të policisë, punonjësi i rolit bazë, H.Ç., është arrestuar në flagrancë për veprat penale “Futja e sendeve të ndaluara në bashkëpunim” dhe “Prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotike në bashkëpunim”.

Ndërkohë po vijon puna hetimore me qëllim zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të rrethanave dhe autorëve të tjerë të mundshëm", njofton policia.

ME TE LEXUARAT