Tentoi t’i japë fund jetës duke u hedhur nga ura e lumit Buna, shpëtohet një burrë ë Shkodër

Aktualitet

Tentoi t’i japë fund jetës duke u hedhur nga ura e lumit Buna,

Dy efektivë të policisë vendore të Shkodrës Kristi Koçeku dhe Samet Qotaj kanë shpëtuar një shtetas 75-vjeçar i cili po mbytej në ujërat e lumit Buna.

75-vjeçari, i identifikuar si shtetasi Bahri Gërbeti, ishte hedhur në ujërat e ftohtë të lumit Buna për t’u vetëmbytur.

Menjëherë qytetarë të rastit kanë lajmëruar policinë për ngjarjen.

Me shpejtësi kanë mbërritur dy efektivët të cilët sapo kanë shkuar në vendin e ngjarjes janë hedhur në ujë për t’i dhënë ndihmën e parë 75-vjeçarit. Pasi ka dalë nga uji 75-vjeçari deklaroi se ishte hedhur në ujë për t’u mbytur sepse kishte disa probleme.

ME TE LEXUARAT