Tentoi të vetëvritej me kallashnikov, arrestohet për armëmbajtje pa leje infermieri në Tiranë

Aktualitet

Tentoi të vetëvritej me kallashnikov, arrestohet për

Policia e Tiranës ka vënë në pranga infermierin Astrit Tota, i cili tentoi vetëvrasjen  me kallashnikov një ditë më parë. Ai është arrestuar për armëmbajtje pa leje.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariarit të Policisë Nr. 1 arrestuan shtetasin A. T., 53 vjeç, banues në Tiranë, pasi mbante pa leje, në banesë, një armë zjarri kallashnikov, me të cilën ka tentuar të vetëvritet ditën e djeshme.”

Ngjarja

Një infermier në Tiranë ka tentuar që t’i japë fund jetës duke u vetëqëlluar me kallashnikov.

Por për fat të mirë, plumbin e ka marrë mbi zemër, duke i kaluar tej për tej trupit, por pa i prekur asnjë organ jetësor. Burime nga policia bëjnë me dije se Astrit Tota, i cili punon infermier te Trauma, ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën.

“Më datë 28.05.2024, rreth orës 16:30, në rrugën “Mihal Grameno”, ka tentuar të vetëvritet me armë zjarri kallashnikov, në banesën e tij, shtetasi A. T., 53 vjeç, i cili ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve. Arma e zjarrit u sekuestrua në cilësinë e provës materiale. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes”, sqaron policia në njoftimin zyrtar.

 

 

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion