Tentoi të ve*ëvritej me armën e shërbimit, ja si është gjendja shëndetësore e punonjësit të Gardës

Aktualitet

Tentoi të ve*ëvritej me armën e shërbimit, ja si

Një punonjës i Gardës së Republikës ka tentuar vetëvrasjen me armën e shërbimit.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur paraditen e kësaj të marte në Qytetin Studenti. Referuar burimeve nga spitali i Traumës, mësohet se gardisti vijon të jetë në gjendje të rëndë shëndetësorë.

“Është në sallë gati për t’u operuar pas plagës që i ka shkaktuar vetes në kokë me armën e shërbimit. Grupi hetimor ende nuk e ka të qartë shkakun. Ndërkohë familjarët kanë mbetur të shokuar. Në deklarimet e para familjarët që kanë qenë të pranishëm, ka lajmëruar menjëherë policinë.

Në deklarimet paraprake familjarët kanë pohuar se kohët e fundit 37-vjeçari kishte filluar të shfaqte shenja depresioni. Por hetimet ende vijojnë pasi grupi hetimor është ende i paqartë për shkaqet e kësaj ngjarje të rëndë”, raportoi gazetarja Xhensila Kodra.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion