Tentoi të largohej nga Shqipëria me një sasi lënde n*rkotike me vete, arrestohet në Rinas 25-vjeçarja belge

Aktualitet

Tentoi të largohej nga Shqipëria me një sasi lënde n*rkotike

Një 25-vjeçare belge është arrestuar në Rinas pasi u kap në flagrancë, në tentativë për të dalë nga Shqipëria, me një sasi lënde narkotike Amphetamine me vete.

Policia bën me dije se lënda narkotike u sekuestrua ndërsa materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme.

Njoftimi:

U kap në flagrancë, në dalje të Shqipërisë, me një sasi Amphetamine me vete, vihet në pranga 25-vjeçarja belge. Sekuestrohet lënda narkotike.

Shërbimet e Policisë Kufitare Rinas, si rezultat i kontrolleve të imtësishëm në hyrje/dalje, me objektiv goditjen e paligjshmërive në kufi, krahas punës për menaxhimin e fluksit në këtë PKK, arrestuan në bashkëpunim me specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve të DVP Tiranë, shtetasen belge K. D., 25 vjeçe.

Ajo u kap në flagrancë, në tentativë për të dalë nga Shqipëria, me një sasi lënde narkotike Amphetamine, me vete. Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme.

ME TE LEXUARAT