Tentoi të korruptonte policin, arrestohet 54-vjeçari i shpallur në kërkim

Aktualitet

Tentoi të korruptonte policin, arrestohet 54-vjeçari i shpallur

Një 54-vjeçar u arrestua në Librazhd pasi ishte shpallur në kërkim. Sipas policise, Kujtim Hoxha është kapur duke drejtuar automjetin në gjendje të dehur dhe pasi u kap tentoi të korruptonte punonjësin e Policisë.

Gjykata e Tiranës e ka dënuar Hoxhën me 4 muaj burg pasi para pak muajsh tentoi të korruptonte sërish një punonjës Policie duke i ofruar 50 euro.

Njoftimi i Policisë:

Librazhd

Tentoi të korruptonte punonjësin e Policisë, pasi u kap në flagrancë duke drejtuar automjetin, në gjendje të dehur, kapet dhe vihet në pranga 54-vjeçari i shpallur në kërkim.

Komisariati i Policisë Librazhd, në bashkëpunim me Stacionin e Policisë Prrenjas, kapi dhe ndaloi shtetasin në kërkim Kujtim Hoxha, 54 vjeç, banues në fshatin Kotodesh.

Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, me vendimin e datës 12.04.2024, e ka dënuar këtë shtetas, me 4 muaj burgim, për veprat penale “Korrupsioni aktiv i personave që ushtrojnë funksione publike” dhe “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt”, sepse më datë 09.04.2024, në bulevardin “Bajram Curri”, pasi është konstatuar nga punonjës i Policisë, duke drejtuar automjetin, në gjendje të dehur, i ka ofruar atij 50 euro, për të shmanguar ndëshkimin ligjor.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion