Tentoi të kalonte 331 mijë euro të padeklaruara, arrestohet 36-vjeçari në Muriqan

Aktualitet

Tentoi të kalonte 331 mijë euro të padeklaruara, arrestohet

Një 36-vjeçar ka rënë në prangat e policisë ndërsa një tjetër po hetohet në gjendje të lirë për mos deklarim të parave.

Pas informacioneve të sigurura, policia ka zhvilluar një kontroll në makinën e 36-vjeçarit F. H., bashkë me P. M., ku u gjetën dhe u sekuestruan 331,000 euro të padeklaruara. 

Policia sekuestruoi shumën e parave dhe automjetin në cilësinë e provës materiale. Ndërsa vijojnë hetimet për burimin e parave. 

Njoftimi:

"PKK Muriqan/Finalizohet operacioni policor i koduar “Zinxhiri”, për goditjen e një rasti të mosdeklarimit të parave që dyshohet janë përfituar nga veprimtaritë kriminale.

Sako e Durrësit zhduk 6.3 mln euro/ Zbulohet Raporti i KLSH: Mungon analiza e shifrave, 56 projekte nuk u realizuan fare nga bashkia

Për këtë rast u arrestua shtetasi F. H., 36 vjeç, banues në Kryemadh, dhe nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin P. M., 35 vjeç, banues në Lezhë.

Gjatë operacionit, bazuar në informacionet e siguruara nga inteligjenca policore, shërbimet e Policisë kanë kaluar për kontroll në vijën e dytë, automjetin tip “Mercedez Benz” me drejtues shtetasin F. H. dhe pasagjer shtetasin P. M. Në dy hapësira të modifikuara (në pjesën e tavanit dhe të bagazhit të automjetit), u gjetën 331 000 euro, që këta shtetas po tentonin t’i futnin ilegalisht në Shqipëri.

Shuma e parave u sekuestrua në cilësinë e provës materiale, bashkë me automjetin dhe 2 celularë.

Vijojnë hetimet për të provuar burimin e parave.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme."

 

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion