TENSIONE në Kuvend! Opozita nuk pret, me të mbaruar himni bllokon foltoren

Aktualitet

TENSIONE në Kuvend! Opozita nuk pret, me të mbaruar himni bllokon

Nis me tensione seanca plenare e parë për 2026-ën, teksa opozita ka bllokuar foltoren.

Sapo përfundoi Himni Kombëtar, deputetët e PD u nisën drejt foltores, duke e bllokuar, teksa deputeti Gazment Bardhi kërkoi largimin e zv.kryeministres dhe ministres Belinda Balluku nga salla, e po ashtu i kërkoi kryeparlamentarit Niko Peleshi të hapte votimin për heqjen e mandatit të saj. Ndërkohë, ky i fundit vijoi me leximin e fjalimit të tij hapës dhe rendit të ditës, teksa herë pas here hidhte batuta për të bërtiturat e Bardhit.

“Si nuk u lodhe o burrë”, dëgjohet Peleshi duke iu drejtuar Gazment Bardhit i cili fliste mbi fjalën e tij duke kërkuar largimin e zv. kryeministres nga salla e Kuvendit.

“Do kontrollosh ti Edi Ramën? Për kë kontroll po flet? Mblidh këshillin, dorëzoja drejtësisë”, dëgjohet Bardhi duke iu drejtuar Peleshit.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion