Tenderi për tunelin e Llogarasë, BKH sekuestron dokumentet e “Hill Inter-national HV”!

Aktualitet

Tenderi për tunelin e Llogarasë, BKH sekuestron dokumentet e

Byroja Kombëtare e Hetimit ka sekuestruar dokumentet e kompanisë “Hill Inter-national HV”. Mësohet se janë sekuestruar kontratat e bashkimit të operatorëve ekonomikë, ku “Hill” është bashkuar me “Net Group” e Valter Begajt.

Sekuestrimi i dokumenteve është bërë me urdhër të Prokurorisë së Posaçme (SPAK), e cila po heton për disa vepra penale, përfshirë korrupsionin.

Bashkimi i kompanive bëri kontratë për mbikëqyrjen e punimeve të Tunelit të Llogarase me Ministrinë e Belinda Ballukut.

Dyshohet se 2 kompanitë fituan tenderin përmes favorizimit. Kujtojmë që “Net group” është kompania e ish-ortakut të Evis Berberi, ish kreut të ARRSH, nën varësi të Belinda Ballukut./panorama 

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion