Temperaturat nga 9 deri 26 gradë, parashikimi i motit për sot
Lajmifundit
/
8 Tetor 2024, 07:52
Aktualitet

Sipas sinoptikaneve, kjo e martë do të jetë nën mbizotërimin e motit të kthjellët, në alternime me vranësira të pakta.
Temperaturat parashikohen të jenë nga 9 gradë minimalisht, deri në 26 gradë Celsius, maksimalja që pritet të shënojë termometri.
Era do të fryjë me shpejtësi mesatare 6m/sek, duke shkaktuar dallgëzim të forcës 1-2 ballë.


