Temperaturat e larta rreziqe për zjarre, Komitetit të Mbrojtjes Civile në mbledhje urgjente, ja çfarë u vendos

Aktualitet

Temperaturat e larta rreziqe për zjarre, Komitetit të Mbrojtjes Civile

Kohët e fundit, vendi ynë po përballet me një valë të nxehtësie të pazakontë, e cila ka rritur ndjeshëm rrezikun e zjarreve në të gjithë territorin.

Sot, u zhvillua një mbledhje urgjente e Komitetit të Mbrojtjes Civile, e drejtuar nga ministri Pirro Vengu.

Gjatë takimit, u diskutuan dhe miratuan masa të posaçme për mobilizimin e trupave dhe forcimin e reagimit ndërinstitucional në nivel kombëtar, me qëllim garantimin e sigurisë së qytetarëve dhe mbrojtjen e mjedisit nga zjarret dhe efektet e të nxehtit ekstrem.

“Në kushtet kur parashikohen temperatura të larta përgjatë gjithë javës, dhe ndërkohë që përpjekjet vijojnë në shumë fronte nga veriu në jug të vendit, ndamë planin e masave me të gjithë titullarët e institucioneve të përfshira në mekanizmin e mbrojtjes civile, prefektët e qarqeve dhe kryetarët e Bashkive më të ekspozuara ndaj zjarreve:

Rritje e nivelit të gatishmërisë së trupave vendore në dispozicion të prefektëve;

Rritje e vigjilencës dhe monitorim i pandërprerë i terrenit në çdo bashki për raportim të menjëhershëm;

Pozicionim i forcave në zonat me risk për të shkurtuar kohën e reagimit;

Ndërhyrja nga ajri do të vijojë me përparësi në zonat e banuara dhe zonat e mbrojtura;

Bashkërendim me mekanizmin Evropian të Mbrojtjes Civile për kapacitete shtesë”, shkruan ministri në një postim në rrjetet sociale.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion