Temperaturat e larta, Gjykata e Tiranës redukton orarin e sporteleve, ja kur do të ofrohen shërbimet

Aktualitet

Temperaturat e larta, Gjykata e Tiranës redukton orarin e sporteleve, ja

Temperaturat e larta në vendin tonë, të cilat pritet të na shoqërojnë edhe gjatë muajve korrik dhe gusht, kanë sjellë ndryshime në funksionimin e disa institucioneve publike.

Duke nisur nga data 6 korrik deri më 31 gusht 2026, sportelet në Gjykatën e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë do të punojnë me orar të reduktuar, sipas urdhrit të firmosur nga kryetari i gjykatës, Gert Hoxha.

Qytetarët që kërkojnë të marrin shërbime do të mund të paraqiten nga ora 08:00 deri në orën 13:00, për shkak të temperaturave të larta. Jashtë këtij orari nuk do të ofrohen shërbime, përveç rasteve emergjente.

Sipas gjykatës, kjo masë synon të mbrojë shëndetin e punonjësve dhe qytetarëve, duke garantuar njëkohësisht vijimësinë dhe cilësinë e shërbimeve.

Urdhri ka hyrë në fuqi menjëherë dhe do të publikohet edhe në faqen zyrtare të Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion