Temperaturat deri në -6 gradë Celsius, surpriza e motit për ditën e nesërme

Aktualitet

Temperaturat deri në -6 gradë Celsius, surpriza e motit për

Vendi ynë do të ndikohet nga kushte të qëndrueshme atmosferike gjatë fundjavës.

Në të gjithë territorin moti parashikohet i kthjellët, si edhe do të ketë vranësira të pakta kalimtare kryesisht në relievet malore në lindje.

Ndërsa temperaturat minimale do të arrijnë deri në -6 gradë Celsius.

Njoftimi i SHMU:

Për këtë fundjavë vendi ynë do të ndikohet nga kushte të qëndrueshme atmosferike për shkak të masave ajrore të thata dhe të ftohta me origjinë veriore.

Moti parashikohet i kthjellët në të gjithë territorin si dhe vranësira të pakta kalimtare kryesisht në relievet malore në lindje.

Era do të fryjë me drejtim nga kuadrati i veriut me shpejtësi mesatare 1-8m/s ndërsa hera-herës era relativisht intensive dhe shpejtësi deri në 12-18m/s shoqëruar me valëzim në dete të forcës 2-4 ballë.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion