Të shtënat me armë zjarri terrorizojnë banorët e Lushnjës, policia "blindon" zonën

Aktualitet

Të shtënat me armë zjarri terrorizojnë banorët e

Të shtëna me armë zjarri janë dëgjuar rreth orës 18:50 në fshatin Ferras të Divjakës, duke trembur banorët e zonës, të cilët menjëherë kanë lajmëruar policinë.

Sipas burimeve zyrtare, ende nuk është identifikuar personi që terrorizoi këtë pasdite këtë fshat.  

Policia po kreh zonën me qëllim kapjen e personit që dyshohet se ka qëlluar me armë zjarri. 

Njoftimi i policisë: Divjakë/Informacion paraprak Sot rreth orës 18:50, në fshatin Ferras, Divjakë, dyshohet se një person ende i paidentifikuar ka qëlluar njëherë në ajër me armë zjarri.

Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor dhe po punon për zbardhjen e plotë të kësaj ngjarje. Shërbimet e Policisë po krehin zonën me qëllim kapjen e personit që dyshohet se ka qëlluar me armë zjarri.

ME TE LEXUARAT