Të shtëna me armë zjarri në Shkodër, plagoset 54-vjeçari

Aktualitet

Të shtëna me armë zjarri në Shkodër, plagoset

SHKODËR-Një person është plagosur me armë zjarri paraditen e së shtunës në qytetin e Shkodrës. Ngjarja ka ndodhur tek “Shkolla pyjore”. Sipas informacioneve paraprake nga vendi i ngjarjes, personi i plagosur është 54 vjeç dhe është jashtë rrezikut për jetën.

Më datë 04.09.2021, rreth 10:15, në afërsi të  shkollës Pyjore, Shkodër, në rrethana ende të paqarta është plagosur  me armë zjarri në këmbë, jashtë rrezikut për jetën shtetasi Nikolin Hubaj, 54 vjeç, banues Vau Dejës.Në vendngjarje kanë mbërritur  menjëherë shërbimet e Policisë ku vijon krehja e zonës për kapjen e autorit. Grupi hetimor nën drejtimine  Prokurorisë  ndodhet në vendngjarje  dhe vijon punë për  sqarimin e rrethanave dhe zbardhjen e ngjarjes.

 

 

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion