Të shtëna me armë zjarri drejt automjetit në Kamëz, policia nis hetimet

Një sulm me armë zjarri ka ndodhur në Kamëz, sipas asaj që raporton policia e kryeqytetit.
Sulmi ka ndodhur rreth orës 22:30, ku në rrugën “New York”, një automjet është qëlluar nga një automjet tjetër në lëvizje.
Sipas raportimit nuk ka të plagosur, teksa policia ka nisur nga puna për identifikimin e autorëve.
Ndërkohë, grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.
Kamëz/Informacion paraprak
Më datë 22.02.2025, rreth orës 22:30, në rrugën “New York”, tek Rrethi i Bathores, dyshohet se nga një automjet është qëlluar me armë zjarri në drejtim të një automjeti tjetër. Nuk ka të lënduar në njerëz.
Shërbimet e Policisë kanë bërë rrethimin e zonës dhe vijojnë kontrollet për gjetjen e automjetit dhe kapjen e autorit.
Ndërkohë, grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.


