Të shtëna me armë zjarri në Durrës, persona të paidentifikuar qëllojnë nga mjeti luksoz

Aktualitet

Të shtëna me armë zjarri në Durrës, persona të

Dyshohet se pasditen e kësaj të marte ka pasur të shtëna me armë zjarri në Shënavlash të Durrësit.

Sipas informacioneve paraprake, ende të pakonfirmuara, është qëlluar në ajër nga një automjet i tipit “Range Rover” i zi, i cili ishte në lëvizje.



Burime zyrtare policore bëjnë me dije se blutë e qarkut janë nisur drejt vendngjarjes dhe pritet të zbardhin më tepër detaje mbi atë çfarë ka ndodhur.

Ndërkaq, ende nuk ka një reagim zyrtar nga Drejtoria Vendore e Policisë Durrës lidhur me rastin./Euronews

ME TE LEXUARAT