Të shtëna me armë zjarri, dhëndrri dhe vjehrri përleshen në lokal

Kosovë&Rajon

Të shtëna me armë zjarri, dhëndrri dhe vjehrri

Të shtëna me armë zjarri janë dëgjuar mbrëmjen e sotme në një lokal në Prishtinë, Kosovë. Lajmi është bërë me dije nga zëdhënësja e Policisë së Kosovës, Flora Ahmeti.

Sipas saj, një person ka mbetur i plagosur, i cili është dërguar me urgjencë në spital.

Ndërkohë, disa medie në Kosovë raportojnë se në konflikt janë përfshirë vjehrri me dhëndrin, por kjo ende nuk është konfirmuar nga ana zyrtare.

“Rreth  orës 18:30 është raportuar për një gjuajtje me armë zjarri në rrugën “Isa Kastrati” në Prishtinë. Menjëherë pas marrjes së informatës policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka nisur hetimet lidhur me rrethanat që karakterizojnë rastin.

Bazuar në të dhënat fillestare, një person është plagosur nga arma e zjarrit. I njëjti është dërguar ne QKUK për trajtimin e nevojshëm mjekësor”, ka thënë Ahmeti.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion