Të rinjtë në Fier ALARMOJNË policinë, ja çfarë zbuluan autoritetet

Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur në Fier, ku dy të mitur kanë alarmuar policinë duke njoftuar për një aksident rrugor në aksin Fier – Patos, por rezultoi se njoftimi ishte i rremë.
Sipas njoftimit të policisë, dy 14 dhe 15 vjeçarët kanë telefonuar në sallën operative dhe kanë pretenduar se ka ndodhur një aksident, duke shkaktuar menjëherë ndërhyrjen e forcave të rendit.
Pas mbërritjes në vendngjarje, autoritetet kanë konstatuar se nuk ka pasur asnjë aksident, dhe njoftimi i dy të miturve ka qenë i pabazuar.
Policia ka nisur hetimet dhe për këtë rast materialet i ka dërguar në Prokurori për veprime të mëtejshme në ngarkim të të miturve për falsifikim informacioni dhe shqetësim të autoriteteve.


