Të resë i ndodh “gjëma” brenda një byrektore në Belsh: I grabisin çantën me 3 mijë euro

Aktualitet

Të resë i ndodh “gjëma” brenda një byrektore

Një 34-vjeçare, banuese në Itali, ka bërë një denoncim në polici, pasi i kanë vjedhur çantën me 3 mijë euro brenda në një byrektore.

Ajo ka zbuluar se brenda kishte dhe aksesorë të tjerë floriri dhe dokumente.

“Në stacionin e Policisë Belsh, ka kallëzuar shtetasja 34 vjeçe, banuese në Itali, se në ambientet e jashtme të një byrektorje i kanë vjedhur çantën brenda së cilës kishte 3000 euro, disa aksesorë floriri dhe dokumente.

Vijon puna për identifikimin dhe kapjen e autorit/ëve të vjedhjes“, thuhet në njoftimin e policisë.

Ndërkohë, materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, për veprime të mëtejshme.

 

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion