“Duam 500 mijë euro”! Zbardhen bisedat me pronarin e lokalit që iu vendos tritoli në Kamëz: Pse na kundërshton, të kërkon...

Aktualitet

“Duam 500 mijë euro”! Zbardhen bisedat me pronarin e lokalit

Të tjera detaje janë zbuluar në lidhje me tritolin tek lokali në zonën e Kamzës, ku për këtë ngjarje u kapën tre persona, Jeton Lami,  Florin Domi dhe Flogert Mzhika.

Sipas burimeve, disa ditë përpara ngjarjes, Florin Domi, i cili ka një biznes në afërsi të lokalit, ka thirrur pronarin e lokalit Saimir Sina duke i thënë se po e kërkon Jeton Lami.

Sina ka shkuar dhe e ka takuar Lamin ku ky i fundit i ka thënë që ‘pse na kundërshton’. Sina i ka thënë që nuk i njihte fare. Pas kësaj Lami i ka thënë meqë nuk na njeh do na japësh 500 mijë euro, ose do shikonte se çfarë do pësonte.

Sina ka kundërshtuar duke thënë se nuk do u jepte asnjë lekë. Disa ditë pas kësaj Sina është larguar drejt Italisë ku dhe jeton. Ndërkohë, Flogert Mzhika ka shkuar dhe ka takuar dy kunetërit që e kishin marrë me qira biznesin ku u ka thënë se nuk do t’a gëzojnë dot.

Autori i tritolit dyshohet të jetë anëtar i këtij grupi, ende i paidentifikuar nga policia, por që sipas burimeve dyshohet se është i njëjti person i vendosjes së lëndës shpërthyese në banesën e Xhelal Mziut dhe në disa raste të tjera.

 

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion