Të dyshuar për masakrën e Dobraçit/ Gazetarja Daci: Astmer Bilalit iu vra babai e xhaxhai kur ishte në burg

Aktualitet

Të dyshuar për masakrën e Dobraçit/ Gazetarja Daci: Astmer

Gazetarja Glidiona Daci, në emisionin Në Shënjestër në News 24 ka dhënë më tepër detaje në lidhje me masakrën në Dobraç, ku u vranë Arlind Bushati, Hamza Lici e dy kalimtarë të rastësishëm.

Daci tha se Astmer Bilalit, një nga të dyshuarit për masakrën, iu vra babai e xhaxhai kur ndodhej në qeli. Ajo shtoi se Izmir Sakica, që tashmë është dorëzuar në polici për tjetër ngjarje, mund të pyetet edhe për masakrën në Dobraç.

Glidiona Daci: Izmir Sakica është vetëdorëzuar në polici për një sherr me fisin Bruçaj. Besoj se ai do të pyetet edhe për masakrën e Dobraçit. Gjithashtu, do të pyetet edhe Samuel Troshani, duke qenë se janë të dyshuar për ngjarjen e rëndë.

Gjatë kohës që Astmer Bilali ishte në burg, iu vra babai dhe xhaxhai. Dikur Bilali ka qenë mik me Ibrahim Licin dhe më pas u pozicionua në krahun tjetër, me Bajrët.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion