Task Forca për çmimin e naftës do të kontrollojë pikat e karburantit deri më 30 qershor, edhe për cilësinë

Aktualitet

Task Forca për çmimin e naftës do të kontrollojë

Ministria e Financave, ka ngritur një Task Forcë që do të kontrollojë tregun e hidrokarbureve për të mos lejuar abuzimet me çmimin e naftës.

Në fokusin e kësaj task-force të Doganave dhe Tatimeve do të jetë kontrolli si i pikave të shumicës ashtu edhe të pakicës, jo vetëm për çmimet por edhe për sasitë e hidrokarbureve që tregtohen nga pikat e tregtimit me shumicë dhe pakicë.

Kontrollet do të shtrihen në të gjithë territorin e vendit deri në 30 qershor 2026, bazuar në analizën e riskut dhe informacionet e disponueshme nga të dy institucionet./Shqiptarja

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion