Tabloidi britanik "Lad Bible" reklamë Shqipërisë: Si Maldivet, por vetëm 3 orë larg dhe shumë më lirë

Aktualitet

Tabloidi britanik "Lad Bible" reklamë Shqipërisë: Si

“Lad Bible”, një tabloid britanik tepër popullor në mbarë botën, i ka kushtuar një artikull reklamues Shqipërisë turistike, ku e krahason me Maldivet për nga bukuria.

Në qendër të lëvdatave janë plazhet me ujin e kristaltë dhe rërën e bardhë në jug të vendit. Sipas faqes britanike, “Shqipëria është si Maldivet, por vetëm tre orë fluturim larg dhe me çmime shumë më të ulëta”.

Nga Ksamili në Gjipe, Himarë dhe Vlorë plazhet janë të mrekullueshme dhe cilësohen si disa prej vendeve më “surprizuese” të Ballkanit.

“Sidoqoftë, cilindo që të zgjidhni, do të jeni në gjendje të zhyteni në ujë të pastër blu dhe të shijoni pamjet e maleve përreth nga rëra ose nga një prej shtretërve prej druri që varen mbi det”, shkruan “Lad Bible”.

Turizmi në Shqipëri ka marrë vëmendjen e medieve në mbarë botën, duke bërë që drejt vendit tonë të ketë një shtim të lartë të numrit të turistëve këtë verë, të cilët tashmë kanë nisur të vijnë që në ditët e para të qershorit.

ME TE LEXUARAT