“Ky tranzicion është diktaturë oligarkike, e ngritur në nivelin e një mafie ndërkombëtare”/ Thirrja: Koka është qeveria

Aktualitet

“Ky tranzicion është diktaturë oligarkike, e ngritur

Në protestën e 37-të qytetare kundër qeverisë Rama, një protestuese u shpreh se protesta duhet të ruajë paqen, pasi nga dhuna përfiton vetëm Rama dhe Berisha.

Sipas saj, protesta ka misionin historik të fundit të tranzicionit oligarkik dhe mafioz.

Protestuesja: Ta ruajmë të paqtë protestën jo të dhunshme. Dhuna i intereson Ramës dhe Berishës. Nëse rrëshqasim në dhunë dështon misioni historik i kësaj proteste, largimi i establishmentit fundi i tranzicionit.

Ky tranzicion është diktaturë oligarkike, e ngritur në nivelin e mafies ndërkombëtare dhe koka e mafies është qeveria. Një nga pasuritë që solli kjo protestë është aplikimi i demokracisë pjesëmarrëse drejtpërdrejtë nga ne populli.

Rrëzimi i Ramës është detyrë e protestës. Jo e institucioneve. Pasi protesta të realizojë rrëzimin e Ramës atëherë të ngrihen institucionet. Kjo është vlera që solli protesta, demokracinë e drejtpërdrejtë. Një nga vlerat e protestës është legjitimi i aktivistëve.

Aktivistët na përfaqësojnë. E tëra përmbajtje. Diktaturat nuk përhapen në thellësi kanë vetëm sipërfaqe. Thellësinë e kemi ne populli. Ringritja e Shqipërisë është Shqipëria e re. Fjala më e bukur e kësaj epoke, është normaliteti. Normalitet nuk duam asgjë, normalitet.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion