“Vrasjet rrugore”/ Krenar Ahmeti: Ligji të zbatohet në terren me ashpërsinë më të madhe

Aktualitet

“Vrasjet rrugore”/ Krenar Ahmeti: Ligji të zbatohet në

Ish drejtuesi i Policisë Rrugore në Tiranë, Krenar Ahmeti thotë se institucionet nuk kanë marrë masa të mjaftueshme për të parandaluar aksidentet rrugore.

Në një intervistë, Ahmeti u shpreh se duhet vullnet edhe nga qytetarët për zbatimin e rregullave.

Sipas Ahmetit, ligjet duhet të zbatohen në terren me ashpërsinë më të madhe.

“Masat e marra nga Policia Rrugore, nuk janë në përputhje me mobilitetin e zhvillimit të shoqërisë sonë. Institucionet e sigurisë nuk kanë marrë masa për këtë zhvillim. Ne nuk kemi mungesë ligjesh, ashpërsimi i masave, nuk do thotë detyrimisht të sjellë përmirësim të rezultateve.

Duhet vullenti dhe korrektësia në zbatimin e rregullave dhe ligjeve që kemi. Për aq shtet sa jemi ne, Policia Rrugore, është e vetmja që mund të realizojë sigurinë rrugore, sepse është në terren. Në momentin që një dispozitë e caktuar në Kodin Rrugor, kur personi përdor alkool, kur është në gjendje të dehur, ai nuk është i vetëdijshëm se çfarë është duke bërë. Pasi ka ndodhur ngjarja e rëndë, bëhet pishman. Nuk është i vetëdijshëm personi.

Që të bëhen dispozita të tilla duhet të një e gjatë, duhet një analizë e gjatë. Ligji në terren duhet të zbatohet me ashpërsinë më të madhe të mundshme”, theksoi ai.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion