Strasburgu rrëzon sërish vettingun: Shkarkimi i gjyqtarit Ervin Metalla, i padrejtë

Aktualitet

Strasburgu rrëzon sërish vettingun: Shkarkimi i gjyqtarit Ervin

Gjykata Evropiane e të Drejtave të Njeriut në Strasburg ka pranuar padine e ish-gjyqtarit Ervin Metalla, duke konstatuar shkelje të nenit 8 të Konventës Evropiane pas shkarkimit të tij nga vetingu ne Shqiperi.

Vendimi për shkarkimin e ish-gjyqtarit të Apelit të Tiranës u dha nga Kolegji i Posaçëm i Apelimit 7 vite më parë, e me pas la në fuqi vendimin e marrë më herët nga Komisioni i Posaçëm i Kualifikimit.

"Gjykata ka gjetur shkelje të Nenit 8 sepse shkarkimi i aplikantit nuk u dëshmua të ishte në përpjesëtim me qëllimet legjitime të ndjekura", thuhet në vendimin e Strasburgut.

Neni 8 i Konventës Europiane të të Drejtave të Njeriut garanton të drejtën për respektimin e jetës private dhe familjare, ndërsa përcakton se autoritetet publike nuk mund të ndërhyjnë në këtë të drejtë, përveç rasteve kur ndërhyrja është e parashikuar nga ligji dhe e nevojshme në një shoqëri demokratike.

Metalla u shkarkua u shkarkua në korrik të 2018-ës, nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit (KPK), i cili kishte gjetur problem në kriterin e pasurisë. KPK pretendoi asokohe se Metalla kishte nënshkruar kontratat fiktive dhe kishte përfituar një kredi të butë për të cilën nuk përmbushte kushtet ligjore, duke e cilësuar këtë  një sjellje “jo etike për një gjyqtar”.

“Jeta personale e gjyqtarëve, sjellja e tyre jashtëgjyqësore, është po aq e rëndësishme sa ajo në kontekstin profesional”, thuhej në arsyetimin e KPK-së në vendimin për shkarkimin e Ervin Metallës nga KPK.

Por Strasburgu arriti në përfundimin se shkarkimi i Metallës “nuk ishte proporcional me qëllimet legjitime të ndjekura”, duke theksuar se organet e vetingut nuk provuan bindshëm se vazhdimi i mandatit të tij si gjyqtar ishte “i papranueshëm”.

Gjykata Evropiane vlerëson se, edhe pse veprimet e Metallës lidhur me kredinë e butë “mund të ngrinin pyetje të ligjshme mbi përshtatshmërinë e sjelljes së një gjyqtari”, ato nuk arrinin nivelin që justifikonte “sanksionin më të rëndë disiplinor”, pra shkarkimin dhe përjashtimin përfundimtar nga sistemi i drejtësisë.

Strasburgu urdhëroi shtetin shqiptar t’i paguajë Metallës 20 mijë e 400 euro dëm pasuror, 6 mijë euro dëm moral dhe 6 mijë euro për shpenzimet ligjore.

Metalla ka shërbyer si gjyqtar në Gjykatën e Rrethit Durrës që nga viti 2001, si Kryetar i saj nga viti 2005 dhe si gjyqtar në Gjykatën e Apelit Tiranë nga viti 2013. Ai ka ushtruar gjithashtu detyrën e Kryetarit të Unionit të Gjyqtarëve, ndërsa aktualisht ushtron profesionin e avokatit. 

Nje tjeter rast kur Strasburgu rrezoi vendimet e dhena nga vetingu ne Shqiperi, ishte kthimi ne detyre i prokurores Antoneta Sevdari, e cila ishte shkarkuar nga KPK dhe KPA.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion