Spitali Memorial i Fierit pret pacientët e parë, Manastirliu: Më e mira është përpara
Lajmifundit
/
27 Maj 2021, 16:52
Aktualitet

Ashtu siç u paralajmërua këtë të enjte është hapur për qytetarët Spitali Memorial i Fierit.

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale Ogerta Manastirliu, ka publikuar fotot e pacientëve të parë që kanë hyrë në këtë spital për të marr shërbim mjekësor në spitalin i ri.

“Spitali Memorial i Fierit ka hapur sot dyert për pacientët e parë, sipas sistemit të referimit, nëpërmjet 127-ës.

Shumë suksese ekipit të përbashkët shqiptaro-turk, që çelën sot fazën e parë të shërbimeve për qytetarët. Më e mira është përpara”, shkruan ministrja Manastirliu.


