SPAK tha se është në pronësi të Belinda Ballukut, Apeli i GJKKO lë në fuqi sekuestron për vilën në Dhërmi! E regjistruar në emër të Igli Tares

Aktualitet

SPAK tha se është në pronësi të Belinda Ballukut, Apeli

Gjykata e Posaçme e Apelit ka lënë në fuqi masën e sekuestros për vilën në Dhërmi, për të cilën SPAK dyshon dhe deklaroi se është pronë e ish-zv/kryeministres së pandehur Belinda Balluku.

Javë më parë Prokuroria njoftoi se kishte zbuluar gjatë hetimeve me metoda speciale, dokumente dhe dëshmi, se vila ishte një pasuri e zyrtares së lartë socialiste, por e regjistruar në emër të ish-futbollistit të kombëtares shqiptare, Igli Tare.

Ky i fundit kishte bërë ankimimin pasi prona figuron në emër të tij, por Apeli e ka rrëzuar.

Për këtë çështje, SPAK nisi hetimet dhe i mori të dy nën akuzë, teksa ndaj ballukut u ngrit një vepër penale shtesë përveç fraksionit për tunelin e Llogarasë dhe 11 tenderët.

Vendimi i Apelit të GJKKO:

“Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, me trup gjykues monokratik të përbërë nga gjyqtare Miliana Muça, sot më datë 30.06.2026, shpalli vendimin mbi çështjen penale nr. 24 akti, datë 18.06.2026 regjistrimi, mbi ankimin e ankuesit I.T:


“Ankim kundër vendimit Nr. 412, datë 03.06.2026, të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, lidhur me caktimin e masës së sigurimit pasuror “sekuestro preventive” për pasurinë e paluajtshme” dhe vendosi:

Miratimin e vendimit nr. 412, datë 03.06.2026 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar.

U shpall në Tiranë, më datë 30.06.2026”.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion