SPAK mbyll hetimet dhe dërgon për gjykim 4 ish-zyrtarët! Blenë vota në këmbim të lejeve të legalizimit

Aktualitet

SPAK mbyll hetimet dhe dërgon për gjykim 4 ish-zyrtarët!

SPAK ka mbyllur hetimet dhe ka dërguar për gjykim në GJKKO çështjen e 4 -ish zyrtarëve të implikuar në ushtrimin e ndikimit të paligjshëm në zgjedhjet e 2019-ës. Katër persona janë të pandehur në këtë çështje për korrupsion dhe ndikim të paligjshëm ndaj funksionarëve publikë: Dritan Stoka, Agim Osma, Alqi Hajdini dhe Ylli Baruti. Ata akuzohen për veprat penale të korrupsionit aktiv dhe pasiv, si dhe ushtrimi të ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike, gjatë fushatës elektorale për zgjedhjet vendore të vitit 2019.

Dritan Stoka dhe Agim Osma kanë kërkuar që persona të ndryshëm të përgatitin lista zgjedhësish dhe të ushtrojnë presion mbi votuesit në këmbim të përfitimeve të paligjshme, si mbajtja në punë ose dhënia e lejeve për legalizimin e ndërtimeve informale.

Ndërkohë, Alqi Hajdini dhe Ylli Baruti, në rolet e tyre si jurist dhe ndërmjetës, kanë ndikuar gjithashtu në pajisjen me leje legalizimi për ndërtimet pa leje të disa shtetasve.

Hetimi ka nxjerrë prova të përgjuara që tregojnë se këta persona kanë bashkëpunuar për të kërkuar dhe pranuar përfitime të paligjshme në këmbim të përfitimeve materiale. Aktet e tjera të përfshira në këtë hetim janë ndarë në një procedim të veçantë për persona të tjerë të përfshirë në këto aktivitete të paligjshme.

ME TE LEXUARAT