SPAK jep pretencën për dosjen 5D/Ja dënimi që u kërkua për të pandehurit

Aktualitet

SPAK jep pretencën për dosjen 5D/Ja dënimi që u kërkua

Prokuroria e Posaçme jep pretencën për grupin e dytë të dosjes “5D”.  SPAK kërkon 1 vit burg për drejtoreshen e klubit sportiv “Tirana”, Deborah Keçin që në aplikim të gjykimit të shkurtuar të reduktohet në 8 muaj. 

Po ashtu, prokuroria kërkoi pezullim dhe provë për 2 vite në mënyrë që gjatë kësaj kohe mos të kryejë vepër tjetër penale si dhe heqje të së drejtës për të ushtruar funksione publike për 5 vite.

Për Teuta Guri, Renaldo Gjerazi dhe Gentjan Meraj, prokurori Klodian Braho kërkoi dënimin me 9 muaj burg, në aplikim të gjykimit të shkurtuar 6 muaj. Për të tre u kërkua edhe pezullim me afat dy vjeçar qe gjatë kësaj kohe të mos ushtrojë vepër tjetër penale si dhe u dha dënim plotësues që për 5 vite të mos ushtrojnë funksione publike. 

Mbrojtësit ligjorë kërkuan kohë të përgatisin mbrojtjen, për këtë arsye seanca e radhës u caktua ne datë 8 maj ora 12.00.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion