SPAK i sekuestron telefonin aktorit Gaz Paja

Aktualitet

SPAK i sekuestron telefonin aktorit Gaz Paja

Aktori Gazmend Paja është paraqitur mëngjesin e kësaj të enjte në Prokurorinë e Posaçme.

Për një pronë të marrë në bregdet, Paja është shpallur investitor strategjik nga qeveria.

Ai është pyetur për rreth 60 minuta minuta në SPAK, ndërsa teksa doli nuk i kurseu ironitë.

Ai tha se ndodhej për “kafe” me prokurorin dhe ky i fundit i kishte marrë celularin ‘gabimisht’.

Aktori u shpreh: “Isha me prokurorin në kafe, pa dashje mori celularin tim dhe solli të tijin dhe mori timin. Nuk e njoh prokurorin”.

Mësohet se Paja është pyetur në SPAK pikërisht për pronat e përfituara në jug të vendit dhe procedurën që është ndjekur./balkanweb

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion