SPAK "dhuratë" Berishës për ditëlindjen e 80-vjetorit, dorëzon në gjyq dosjen me 333 fashikuj

Aktualitet

SPAK "dhuratë" Berishës për ditëlindjen e

Ne 80 vjetorin e lindjes, Sali Berisha ka marre njoftimin se SPAK, ka perfunduar hetimet ndaj tij per privatizimin e ish klubit Partizani dhe dosja ndaj tij eshte dorezuar ne gjykate.

Dy Prokurorët e Posaçëm të SPAK Arben Kraja dhe Enkelejda Millonai dorëzuan dosjen “Partizani” në gjykatën antikorrupsion, raportoi Top Channel.

Në dosjen me 333 fashikuj e dorëzuar në gjykatë ditën e sotme janë pesë të akuzuar, mes tyre ish kryeministri Sali Berisha, dhëndri i tij Jamarbër Malltezi dhe Fatmir Bektashi.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Të merkuren pritet të hidhet shorti për të caktuar gjyqtarin paraprak.

Në short paraprak do të përfshihen 10 gjyqtarë nuk do futet në short gjyqtarja Irena Gjoka e cila ka shqyrtuar prej tetorit 2023 masat e sigurisë dhe sipas ligjit nuk duhet të jetë në këtë short.

Berisha dhe Malltezi akuzohen per korrupsion dhe pastrim te produkteve te vepres penale.

Per shkak te ketyre akuzave, nga dhjetori 2023, Sali Berisha ndodhet ne arrest shtepie pasi nuk respektoi masen detyrim paraqitje te vendosur me pare ndaj tij.

ME TE LEXUARAT