SPAK bastis zyrat e dy gjyqtarëve, dy prokurorëve dhe një OPGJ

Aktualitet

SPAK bastis zyrat e dy gjyqtarëve, dy prokurorëve dhe një OPGJ

Hetimi për ushtrim ndikimi të paligjshëm dhe dyshime për korrupsion kanë bërë që Spak të marrë në Gjykatën e Tiranës dosjet e 2 gjyqtarëve.

"WebLajm" mëson se dosjet janë tërhequr nga arkiva për gjyqtarin e identifikuar me iniciale B.Q dhe nga zyra e një gjyqtari në detyrë.

Në hetim janë vendosur dy prokuror të tiranës dhe oficeri i policisë gjyqësore identifikuar me iniciale B.M.

Rezulton se këta shtetas në bashkëpunim me një avokat të arrestuar dhe laboratorin e kriminalistikës.

Kryenin ekspertiza duke manipukuar provat dhe favorizonin të arrestuar në përballje ke drejtësinë. Në 3 raste shpërdorimi detyrës, ushtrimi ndikimit është provuar.

Ndërsa hetimet vijojnë për veprën penale të korrupsionit të magjistratëve dhe telefonat e sekuestruar e po ashtu edhe vendimet do t'i nënshtrohen ekzaminimit nga BKH për të mbledhur prova.

Të hënën personat e dyshuar do të dalin para gjykatës së posaçme për tu njohur me masat dhe akuzat ndaj tyre.

 

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion