SPAK "arreston" dy gazetarët Artan Hoxha e Elton Qyno, Berisha mbron Qynon, sulmon Artan Hoxhën

Aktualitet

SPAK "arreston" dy gazetarët Artan Hoxha e Elton Qyno, Berisha

SPAK ka lënë në detyrim paraqitje dy gazetarë ditën e sotme, Elton Qynon dhe Artan Hoxhën për marrëdhëniet që kanë krijuar me disa anëtarë të bandave kriminale, për të cilët kanë raportuar në media.

Ende është e paqartë se çfarë ka gjetur SPAK nga bisedat Sky ECC, por në një konferencë për mediat, Sali Berisha ka mbrojtur gazetarin e Oraneës Elton Qyno dhe ka sulmuar gazetarin Artan Hoxha.

“Dënoj me forcën më të madhe vendosjen e masave kufizuese ndaj gazetarit guximtar Elton Qyno i cili në një shërbim të madh ndaj vendit ka demaskuar me guximin më të madh lidhjet e edi ramës me krimin.

Rrëmbimi i tij nga altin dumani është një nga ngjarjet më dramatike në historinë e Shqipërisë. Grabitja e telefonit të tij për të shpëtuar Edi Ramën nga dokumenta që e kompromentojnë atë në mënyrën më serioze, duke filluar nga udhëtimi i tij në Aruba, tek dhuratat etj etj përbëjnë një akt criminal të vërtetë në mbrojtje të Edi Ramës.

Kërkoj heqjen e menjëhershme të masës ndaj gazetarit Elton Qyno sikundër i shpreh solidaritetin e Partisë Demokratike. Ata që vendosën këto masa tentojnë të mbyllin kanalet e transparencës së mediave.

Vendosja e masave njëkohësisht ndaj gazetarit guximtar dhe trim Elton Qyno me Artan Hoxhën, antar i damkosur i bandës së Bajrit të partisë, i paguar nga bandat, por i mbrojtur nga Altin Dumani gjer së fundmi u detyrua të vendosë një masë arrest shtëpie, ndërkohë që informoi publikun se dokumenta zyratre informmojnë se Artan Hoxha shkelmoi detyrën e gazetarit dhe u bë anëtar aktiv i bandës Bajri-Gjoka.

Nuk kanë asnjë lidhje këta dy gazetarë me njëri tjetrin. Lidhja qëndron në poshtërsinë e Altin Dumanit që kërkon t’i paraqesë të inkriminuar së bashku” tha Berisha.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion