“Sot bisha komuniste donte gjak”/ Protestuesi: Na tërhoqën zvarrë, na dhunuan, por ne luftojmë paqësisht!

Aktualitet

“Sot bisha komuniste donte gjak”/ Protestuesi: Na tërhoqën

Protestuesit kanë akuzuar policinë për ushtrimin e dhunën ndaj qytetarëve në protestën e mbajtur paradite para Kuvendit.

Një prej protestuesve ka theksuar se protesta do të vazhdojë në mënyrë paqësore.

Gjatë fjalës së tij, ai deklaroi se protestuesit u përballën me forcën e policisë, por shtoi se nuk do t’i përgjigjen dhunës me dhunë.

“Sot ky regjim gjakatar kërkoi të bënte kurban qindra protestues paqësorë që ishin ulur. Janë tërhequr zvarrë, janë dhunuar dhe dhjetëra janë arrestuar.

Sot bisha komuniste donte gjak, por ne nuk do t’ia japim. Ne jemi ndryshe nga ata. Ne nuk duam gjak shqiptari. Do të luftojmë paqësisht derisa ky regjim të zhduket”, u shpreh protestuesi.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion