Sot 28 Nëntori, Rama ndan foton e veçantë dhe uron ditën e Pavarësisë

Shqipëria feston sot 113-vjetorin e shpalljes së Pavarësisë.
Kryeministri Edi Rama ka uruar sot festën e 28 nëntorit, Dita e Pavarësisë. Përmes një postimi teksa ka ndarë një foto nga monumenti i Pavarsisë në Vlorë, uron shqiptarët kudo ku janë për festën.
“MIRËMËNGJES dhe Gëzuar Ditën e Pavarësisë”, ka shkruar Kryeministri Rama në Facebook.
28 Nëntori për të gjithë shqiptarët kudo ndodhen njihet si Dita e Flamurit.
Me aktin e Shpalljes së Pavarësisë së Shqipërisë, Kryetari i Qeverisë së Përkohshme, Ismail Qemali njoftoi gjashtë Fuqitë e Mëdha: Anglinë, Italinë, Austro-Hungarinë, Francën, Gjermaninë dhe Rusinë.


