S`ndalen aksidentet, përmbyset makina në mes të Fierit

Aktualitet

S`ndalen aksidentet, përmbyset makina në mes të Fierit

Një aksident rrugor ka ndodhur këtë mbrëmje në Fier, ku një automjet ka humbur kontrollin dhe është përmbysur në rrugë.

Aksidenti ka ndodhur në lagjen “Kastrioti”.

Shoferi i mjetit tip “Volswagen” dyshohet se gjatë përpjekjes për të shmangur një qen, ka humbur kontrollin dhe është përplasur me shtyllën e ndriçimit.

Drejtuesi është nxjerrë nga makina dhe është dërguar në spital jashtë rrezikut për jetën.

Policia ka mberritur ne vendin e ngjarjes dhe ka nisur hetimet.

Ditet e fundit ne Shqiperi kane ndodhur nje seri aksidentesh te renda me viktima dhe te plagosur.

Shkak i aksidenteve ka qene kryesisht tejkalimi i shpejtesise nga drejtuesit e mjeteve ne moshe te re.

ME TE LEXUARAT