Skema e re/ Jo bonus vetëm kur lind, por pagesa të përmuajshme për 5 vite

Aktualitet

Skema e re/ Jo bonus vetëm kur lind, por pagesa të përmuajshme

Çiftet shqiptare që kanë ose presin të kenë fëmijë nuk do të përfitojnë më një pagesë të vetme, si në skemën e vitit të kaluar, por pagesa mujore deri në momentin që fëmija të mbushë 5 vjeç.

“Skema i bashkohet modelit të Europës kontinentale dhe politikave që nxisin familjen. Megjithatë, po përsërisim gabimin duke ndërtuar një program të ri pa u bazuar te të dhënat.

Duhej të kishim analizuar efektet e skemës së mëparshme dhe të kuptonim pse shifrat tregojnë se nuk kemi rritje të lindshmërisë. Vetëm kështu mund të kuptonim se çfarë e ka shkaktuar rënien”, tha Erisa Dhamo, sociologe.

Për fëmijën e parë, pagesa do të jetë 5 mijë lekë në muaj.

Për fëmijën e dytë, 7 mijë lekë në muaj, ndërsa për të tretin, 10 mijë lekë në muaj, ose 120 mijë lekë në vit.

Në të tre rastet, shuma totale e përfituar është më e lartë krahasuar me skemën e mëparshme.

“Kjo është një vlerë e konsiderueshme, pasi mund të mbulojë një pjesë të nevojave ushqimore të fëmijës. Do të rekomandoja që këto pagesa t’u adresohen më shumë familjeve në nevojë, sepse për to ndikimi është më i madh sesa për familjet me të ardhura të larta”, shtoi Dhamo.

Ndryshimi i skemës vjen në një kohë kur bonusi i mëparshëm nuk arriti të japë efektin e pritshëm

Sipas të dhënave të Ministrisë së Financave, gjatë 11 muajve të vitit të kaluar, nga 1.8 miliardë lekë të planifikuara, u shpërndanë vetëm 1.2 miliardë lekë, gjë që lidhet edhe me uljen e numrit të lindjeve gjatë vitit./SOT

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion